Stresi reagon sërish nga arratia: “Kam vdekur…”

vovalbania August 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stresi reagon sërish nga arratia: “Kam vdekur…”

Reperi i njohur, Stresi, vazhdon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale, pavarësisht se aktualisht ndodhet në arrati dhe është i kërkuar nga autoritetet në Kosovë. Mbrëmjen e djeshme, ai ndau me ndjekësit e tij një fotografi të tijën nga shtrati, duke shkruar:

Kam vdekur disa herë, por do varrosem kur të plakem.

Kjo deklaratë e tij ka nxitur spekulime të shumta mes fansave dhe ndjekësve të tij, të cilët kanë aluduar nëse ky mesazh ka lidhje me ngjarjet e fundit që përfshijnë arrestimin e reperit Noizy. Nga ana tjetër, pak ditë më parë ai ka publikuar dy shkrime të gjata, në të cilat kërkon falje nga prindërit për situatën në të cilën ndodhet dhe nga njerëzit që i ka besuar dhe i ka ftuar në shtëpi si miq, por që më vonë e kanë sharë pas shpine.

Po ashtu, më herët, Stresi, ka dhënë së fundmi një deklaratë për mediat e Kosovës, teksa ndodhet në arrati dhe kërkohet nga autoritetet e drejtësisë atje. Reperi ka deklaruar ndër të tjera se pret që të shpallet i pafajshëm dhe më pas do të shkojë vetë të paraqitet tek autoritetet. Po ashtu ka deklaruar se ndodhet 300 km larg Tiranës dhe se është mirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65685 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE