E trishtë, humb jetën 18-vjeçari në Tiranë, bie në kanal!
vovalbania
August 23, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën. Policia raportoi se i riu humbi kontrollin e mjetit të tij dhe, pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë mjekësore, ai ndërroi jetë në spital ditën e sotme.
Njoftimi zyrtar i Policisë:
Më 22 gusht 2024, në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A.T., 18 vjeç, duke drejtuar një mjet tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Megjithatë, për shkak të dëmtimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë më vonë.