Hap derën emergjente të avionit, pasagjeri tmerron njerëzit!

vovalbania August 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hap derën emergjente të avionit, pasagjeri tmerron njerëzit!

Një pasagjer është arrestuar në një aeroport në Australi pasi ka dalë nga aeroplani nga dalja emergjente. Në videot e regjistruara nga pasagjerët në fluturim, mund të shihet burri i rrethuar nga njerëz të sigurisë ndërsa ai i reziston arrestimit. Sipas një dëshmitari okular, burri po sillej çuditërisht gjatë fluturimit, ndërsa tregoi se pasagjerët e tjerë janë tmerruar kur kanë parë këtë ngjarje të çuditshme.

Një zëdhënës i linjës ajrore Jetstar tha se avioni ishte i parkuar në portën e aeroportit në momentin që burri hapi daljen e emergjencës ndërsa aktivizonte rrëshqitjen. Oficerët e Policisë Federale Australiane ishin alarmuar nga stafi i avionit dhe e arrestuan burrin për sjellje agresive dhe shkelje të protokolleve të sigurisë së avionëve. Pasagjeri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është dërguar në spital, ndërsa policia po vazhdon hetimet ne lidhje me ngjarjen që ka shokuar dhjetëra persona.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64077 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE