Kërcënonte se do të vriste Donald Trump, arrestohet Ronald Lee Syrvud!

vovalbania August 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërcënonte se do të vriste Donald Trump, arrestohet Ronald Lee Syrvud!

Shërbimet sekrete dhe policia amerikanë kanë arrestuar një person i cili kërcënonte se do të të vriste ish-presidentin amerikan Donald Trump. Pas një operacioni që zgjati për disa orë, autoritetet vunë në pranga 66-vjeçarin Ronald Lee Syrvud, i cili kishte kërcënuar se do të godiste Trump përpara tubimit të tij të planifikuar në Arizona.

Lee Syrvud, i dënuar më herët për krime seksuale, kishte postuar për dy javë me radhë mesazhe në rrjetet e tij sociale duke alarmuar shërbimet sekrete, rreth 1 muaj pasi manjati u qëllua në vesh gjatë një mitingu në Butler.

Më herët, lajmi u konfirmua dhe nga vetë Donald Trump, i cili gjatë një interviste në një radio lokale në Arizona, u shpreh se trupat e tij të sigurisë janë të alarmuar dhe nuk dëshirojnë që ai të qëndrojë aty për shkak të një kërcënimi të mundshëm.

Pas një xhami antiplumb, Donald Trump nisi një sulm të ashpër ndaj rivales Kamala Harris në fjalimin e tij të parë të fushatës në natyrë që nga tentativa për vrasjen e tij në muajin e kaluar. Trump i cili zgjodhi të mbajë një fjalim në Karolinën e Veriut, pretendoi edhe një herë se zëvendëspresidentja demokrate i përket “të majtës radikale”, duke parashikuar se miliona vende pune do të shkatërrohen nëse fiton ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63999 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE