Shmanget një tjetër tragjedi në lumin Buna, 49-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura!

vovalbania August 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shmanget një tjetër tragjedi në lumin Buna, 49-vjeçari tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura!

Një tjetër tragjedi është shmangur në lumin Buna, aty ku një 49-vjeçar tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura. Policia raporton se qytetari me inicialet V. N. U pa duke kryer lëvizje të dyshimta te Ura e Bunës dhe tentoi të hidhej, por pas ndërhyrjes së forcave “Shqiponja” u parandalua tragjedia.

49-vjeçari u  shoqërua në spital psikiatrik, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore, pasi nga verifikimet rezultoi se vuante nga shëndeti mendor. Ky është rasti i dytë që është parandaluar një tragjedi në lumin Buna, pas një 27-vjeçareje që tentoi të mbytej së bashku me katër fëmijët e saj një muaj më parë.

Ndërkohë kujtojmë që nuk ka kaluar shumë kohë nga  ngjarja tragjike që tronditi Shkodrën dhe tërë opinionin publik, kur një grua u hodh në ujërat e Bunës bashkë me tre fëmijët e mitur: djalin 3 vjeç dhe vajzat e moshave 7 e 9 vjeçe. Trupat e tyre u rikuperuan pas kërkimeve intensive, me përfshirjen edhe të ushtrisë. Vetëm 9-vjeçarja u gjet menjëherë nga një peshkatar i zonës, i cili njoftoi autoritetet e tha për mediat se shpresonte deri në fund që të mos ishte një njeri në ato ujëra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64041 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE