Zbuloni se kur duhet të fillojnë fëmijët të hanë fasule…
Periudha kalimtare nga qumështi i gjirit apo ai i formulës tek ushqimet e ngurta është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës. Ky hap mund të ndikojë në zakonet e ushqyerjes që ai do të ketë gjatë gjithë jetës. Është e rëndësishme për një fëmijë të mësojë të ushqehet shëndetshëm dhe një nga ushqimet më të shëndetshme që ai duhet të fillojë të hajë është fasulja. Fasulja është një ushqim bimor që është e pasur me vlera ushqyese të cilat janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve. Disa nga vlerat ushqyese që fasulja përmban janë: fibrat, proteinat, acidi folik, magnezi, hekuri dhe kaliumi.
Kombinimi i këtyre vlerave ushqyese bëri që fasulja të merrte titullin “ushqim unik” nga “Dietary Guidelines for Americans” në vitin 2010 dhe konsiderohet si perime dhe ushqim proteinik. Pasi vogëlushi juaj të jetë ambientuar mirë në botën e ushqimeve të ngurta ai do të jetë gati të provojë fasulen rreth moshës 9 ose 10 muajsh. Por kujdes! Ndiqni këto hapa për ta bërë këtë eksperiencë sa më të këndshme për bebin tuaj.
Filloni duke i prezantuar 1 ose 2 lugë fasule të ziera e të bëra pure. Sigurohuni që bebi mos të jetë shumë i uritur apo shumë i ngopur. Mos ia prezantoni fasulet kur ai është i lodhur apo i sëmurë pasi si gjithë ushqimet e reja ato duhet të prezantohen në momente kur bebi është i shëndetshëm. Nëse bebi refuzon t’i hajë, mos tentoni t’ia jepni me forcë pasi nga presioni që ju ushtroni, uria që ai ka mund të ndërpritet. Konsultohuni gjithnjë me mjekun përpara se të prezantoni një ushqim të ri për bebin tuaj.