Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!
Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…
1. Naomi Campbell nuk kaloi pa u vënë re nga turma që po festonte në një klub në Mykonos. Supermodelja ndodhej në Greqi për disa ditë pushime dhe zgjodhi ishullin grek, siç shihet në videot që qarkulluan në TikTok. Ajo u pa me syze dielli, duke kërcyer në një vend të njohur në ishull dhe disa nga klientët e kapën atë në kamerat e tyre për të postuar më pas në rrjetet sociale. Në një nga këto klipe, supermodelja shihet duke u puthur në buzë me DJ Rampa.
2. Kënga “Physical,” e Dua Lipa-s, pjesë e albumit të dytë “Future Nostalgia,” ka arritur mbi një miliard dëgjime në platformën muzikore Spotify. Kjo arritje e shënon “Physical” si këngën e saj të dhjetë që arrin këtë sukses të jashtëzakonshëm.
3. Problemet në martesën e Ben Affleck dhe Jennifer Lopez filluan në muajin e mjaltit në Liqenin e Komos, Itali, zbuloi një burim i afërt për mediat e huaja. Muaji i mjaltit i çiftit përfshinte dalje të shumta publike të mbushura me shfaqje dashurie të kapura në kamera. Burimi shprehet se:
Ai ishte i shqetësuar nga paparacët që i ndiqnin. Ajo është një superstar ndërkombëtar dhe ai sillej sikur ishte i surprizuar që po i ndiqnin. Ata mezi flisnin me njëri-tjetrin gjatë asaj që duhej të ishte periudha më e lumtur e jetës së tyre. Ai e siguroi se kishte ndryshuar, por kjo ishte jetëshkurtër.
4. Cristiano Ronaldo, një nga emrat më të njohur në botën e futbollit, ka bërë një hap të ri duke e zgjeruar ndikimin e tij në internet. Ai ka lançuar kanalin e tij zyrtar në YouTube dhe siç është zakon për këtë ikonë portugeze, nuk ka humbur kohë në tërheqjen e një publiku të madh.
“Pritja ka përfunduar! Kanali im në YouTube është më në fund këtu! Abonohuni dhe bashkohuni me mua në këtë rrugëtim të ri,” deklaroi Ronaldo në postimin e tij të parë. Ky hap i ri vjen pas një periudhe suksesi të pandërprerë për të, dhe kanali i tij ka arritur të tërheqë mbi një milion ndjekës brenda një ore nga lansimi. Në momentin e publikimit të këtij artikulli, kanali ka arritur më shumë se 1.1 milion abonentë dhe numri vazhdon të rritet me shpejtësi.
5. Legjenda e muzikës, Beyonce, ka kërcënuar me padi fushatën presidenciale të Donald Trump, pasi ish-presidenti amerikan postoi një video të tij me këngën e saj “Freedom”, pa lejen e saj. Sipas ‘Rolling Stone’, Beyonce nuk dha pëlqimin e saj që këngën, e cila është bërë e njohur gjerësisht si kënga jozyrtare e fushatës së rivales politike Kamala Harris, të përdoret nga fushata e Trump, duke e detyruar këngëtaren e hitit “Lemonade” të marrë masa kundër klipit 13 sekonda.