Hetim terrori për shpërthimin e zjarrvënien në sinagogën e qytezës bregdetare franceze!

vovalbania August 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hetim terrori për shpërthimin e zjarrvënien në sinagogën e qytezës bregdetare franceze!

Një oficer policie ishte plagosur gjatë sulmit me bombola gazi që shkaktuan zjarr në sinagogën e një qyteti bregdetar në jug të Francës. Shpërthimi ndodhi në La Grande-Motte, qyteza rezort pranë Montpellier.

Një burim i hetimeve tha për mediat:

Alarmi u dha rreth orës 8.30 të mëngjesit kur ndodhi shpërthimi i fortë që dëmtoi derën e sinagogës.

Më tej, ajo shtoi:

Një bombul gazi ishte vendosur në një prej makinave të parkuara jashtë, dhe me të u shkaktua shpërthimi. Një oficer policie që shkoi të siguronte ndërtesën u plagos dhe u dërgua më pas në spitalin e Montpelier.

Zjarrfikësit që erdhën në vendngjarje vunë flakët nën kontroll deri në orën 10.00, ndërsa nuk u raportua për të plagosur. Ministri i brendshëm Gerald Darmanin tha se hetimet po kryen nga specialistë anti-terror. Ai tha:

Policia po kërkon aktualisht për të dyshuar dhe po përforcon sigurinë në vendet e lutjes së hebrenjve.

Yonathan Arfi, kreu i institucioneve hebreje në Francë tha se bombola e gazit ishte shpërthyer qëllimisht para sinagogës La Grande-Motte “në kohën kur pritej të vinin besimtarët”, shkruan rrjeti britanik TheSun. Qeveria franceze ka denoncuar rregullisht një numër në rritje të akteve anti-semite që prej nisjes së fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza ku janë vrarë deri tani 40 000 palestinezë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE