Mësuesit në Bullgari: “Po kërcënohemi pasi kundërshtuam ligjin kundër propagandës LGBTQIA+ në shkolla”!

vovalbania August 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mësuesit në Bullgari: “Po kërcënohemi pasi kundërshtuam ligjin kundër propagandës LGBTQIA+ në shkolla”!

Mësimdhënësit në Bullgari thonë se po përballen me kërcënime, pasi e nënshkruan një peticion kundër një ligji të miratuar së voni, i cili e ndalon propagandën LGBTQIA+ në shkolla. Ata e fajësojnë partinë e ekstremit të djathtë, Ringjallja, e cila ishte iniciatore e ligjit kontrovers që është kritikuar shumë.

Lideri i Partisë Ringjallja, Kostadin Kostadinov, tha më 22 gusht se do dorëzojë një raport në zyrën e prokurorit për mësimdhënësit që e kanë kundërshtuar ligjin. Ligji, i miratuar më 7 gusht në Parlament me mbështetjen edhe të partive proevropiane, nxiti protesta në Sofje dhe në pjesët e tjera të Bullgarisë. Amendamenti në ligjin për kodin e arsimit në Bullgari e ndalon “propagandimin, promovimin apo nxitjen e ideve dhe qëndrimeve” të LGBT-së në shkolla. Ai nuk jep shpjegime të tjerë.

Koalicioni properëndimor reformist Ne e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) ende shpreson se do të sigurojë mbështetje në Asamblenë Kombëtare për ta shfuqizuar këtë ligj. Kritikët thonë se ky ligj është pothuajse identik me ligjin rus kundër LGBT-së, i cili u miratua më 2012 dhe me ligjin hungarez kundër LGBT-së, i miratuar më 2021. Këto ligje në Rusi dhe Hungari janë cilësuar si në kundërshtim me standardet botërore dhe evropiane nga organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Bullgaria është njëri prej vendeve të pakta të Bashkimit Evropian që nuk u jep të drejta të barabarta shoqërore njerëzve homoseksualë dhe heteroseksualë. Vitin e kaluar, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e detyroi Bullgarinë ta krijojë një kornizë ligjore për njohjen e marrëdhënieve të gjinisë së njëjtë. Sofja ende nuk e ka përmbushur këtë detyrim. Komuniteti LGBT dhe mbështetësit e tyre në Bullgari shpesh përballen me kërcënime dhe sulme verbale dhe fizike.

Rreth 460 mësimdhënës dhe specialistë të tjerë të fushës së arsimit nënshkruan një peticion për të kërkuar shfuqizimin e ligjit të ndryshuar. Rreth 20 mësimdhënës nga resorti Varna në Detin e Zi thanë se ishin shënjestruar nga dega lokale e partisë Rilindja, përfshirë edhe në Facebook. Martin Stoyanov, një psikolog shkolle në Varna, tha se një mësues në qytetin e Detit të Zi e kishte kontaktuar në Viber një natë së voni, duke shprehur frikën për kërcënimet e fundit.

Ne po bëhemi një vend ku është e rrezikshme të shprehësh mendimin tënd.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65242 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE