Misioni i UNESCO-s viziton luginën e Vjosës: “Një thesar që meriton të përfshihet në program…”
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Misioni i UNESCO-s viziton luginën e Vjosës: “Një thesar që meriton të përfshihet në program…”](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08//misioni-i-unesco-s-viziton-luginen-e-vjoses-nje-thesar-qe-meriton-te-perfshihet-ne-program.jpg)
Misioni i UNESCO-s në Shqipëri zhvilloi një vizitë edhe në Peizazhin e Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”, veçanërisht në zonën e Lagunës së Nartës. Grupi i punës vlerësoi pellgun ujëmbledhës të Vjosës me një sipërfaqe 4,540 km² në territorin shqiptar, për larmshmërinë e relievit, mozaikun e llojeve të ndryshme të habitateve të një shkalle unike në Evropë.
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura theksoi se “lugina e Vjosës është padyshim një thesar që meriton të përfshihet në Programin “Njeriu dhe Biosfera”. Gjithashtu ekspertët e misionit të UNESCO-s, së bashku me ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, vijojnë punën mbi përgatitjen e dosjes për aplikimin në Programin “Njeriu dhe Biosfera”.
Ky aplikim do të përfshijë tre elementet kryesorë që një Biosferë duhet të përmbushë: funksionin ruajtës, zhvillimin dhe mbështetjen logjistike. Grupi i Punës ka vizituar edhe monumentin e natyrës “Ujërat Termale të Bënjës”, si një nga pikat më të rëndësishme ku njeriu, kultura dhe natyra ndërveprojnë.
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08/misioni-i-unesco-s-viziton-luginen-e-vjoses-nje-thesar-qe-meriton-te-perfshihet-ne-program-66c98faa1af23.jpg)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08/misioni-i-unesco-s-viziton-luginen-e-vjoses-nje-thesar-qe-meriton-te-perfshihet-ne-program-66c98fab5c88a.jpg)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08/misioni-i-unesco-s-viziton-luginen-e-vjoses-nje-thesar-qe-meriton-te-perfshihet-ne-program-66c98faccbfd4.jpg)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08/misioni-i-unesco-s-viziton-luginen-e-vjoses-nje-thesar-qe-meriton-te-perfshihet-ne-program-66c98fae48bfd.jpg)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08//misioni-i-unesco-s-viziton-luginen-e-vjoses-nje-thesar-qe-meriton-te-perfshihet-ne-program.jpg)
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08/misioni-i-unesco-s-viziton-luginen-e-vjoses-nje-thesar-qe-meriton-te-perfshihet-ne-program-66c98fb05fcb4.jpg)