Ylli Limani dhe Sara Hoxha kalojnë disa momente gazmore bashkë në jug të vendit!

vovalbania August 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli Limani dhe Sara Hoxha kalojnë disa momente gazmore bashkë në jug të vendit!

Ylli Limani dhe Sarah Hoxha janë dy emra të njohur në Shqipëri, të cilët kanë tërhequr vëmendjen për karrierat e tyre dhe për marrëdhënien e tyre me njëri-tjetrin dhe me miq të tjerë të njohur. Në kohët e fundit, ky çift është bërë i njohur jo vetëm për aktivitetet e tyre profesionale, por edhe për lidhjet e tyre shoqërore dhe momentet e përbashkëta në pushime.

Ylli Limani është një nga këngëtarët më të spikatur të muzikës shqiptare. Me një karrierë që ka përfshirë disa hite të mëdha dhe një stil të veçantë muzikor, Limani ka ndërtuar një reputacion të fuqishëm në industri. Popullariteti i tij vazhdon të rritet dhe ai mbetet një figurë qendrore në skenën muzikore shqiptare.

Sarah Hoxha është një emër i njohur në median shqiptare dhe në rrjetet sociale. Përpos faktit se ajo është ish-partnerja e reperit të njohr Ledri Vula me të cilin kanë një vajzë, Poem Blue, Sara është bërë pjesë e ekranit dhe ka rrëmbyer zemrat e publikut me pjesëmarrjes e saj në “Dancing With The Start” ku doli dhe fituese, gjithashtu ajo është një influencuese e njohur për përmbajtjen që ndan me ndjekësit e saj. Për stilin e saj unik dhe për aftësinë për të angazhuar audiencën e saj në mënyrë të veçantë.

Duket se miqësia e Yllit dhe Sarës vazhdon po e njëjta e pas ndarjes së saj me Ledrin, i cili ka shoqëri të ngushtë me Ylli Limanin si dhe ndajnë shumë suksese muzikore së bashku.
Ditët e fundit Sara dhe Ylli janë parë nën shoqërinë e njëri tjetrit duke kaluar disa ditë pushime, si dhe me disa miq të tjerë të botës të showbiz-it, ku si destinacion kanë zgjedhur bregdetin mahnitës të jugut të Shqipërisë. Nuk mund të mohojmë se të gjithë do të donim të kalonim momente gazmore të tilla dhe të kishim një shoqëri si dyshja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yll Limani (@ylllimaniofficialclub)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE