Cilat janë 10 qytetet më të sigurta në botë për vitin 2024?! Në vend të parë renditet…
Shumica e njerëzve në Tokë tani e quajnë një qytet “shtëpi”, duke e bërë sigurinë një konsideratë të rëndësishme kur vendosin ku do jetojnë. Gjetja e një destinacioni të sigurt redukton ankthin dhe frikën, qoftë kur jeton aty, qoftë kur udhëton drejt atij vendi. Por, sigurisht, ka një gamë të ndryshme të mbrojtjes nga një vend në tjetrin dhe nga një qytet në tjetrin.
Kur zgjedhim një qytet për të jetuar, kemi parasysh punën që do të bëjmë atje, koston e jetesës e shumë faktorë të tjerë. Por, një faktor i rëndësishëm është edhe shkalla e kriminalitetit në atë qytet. Ky element analizohet nga Numbeo, një portal që krahason statistika të ndryshme nga vende dhe qytete të botës, si kostoja e jetesës, çmimi i ushqimit dhe banesave, ndotja, cilësia e jetës, trafiku dhe shërbimet shëndetësore, ndër të tjera.
Por, ky portal gjithashtu përditëson periodikisht një indeks krimi për qytetet botërore dhe bën një renditje. Sipas të dhënave më të fundit, top 10 qytetet më të sigurta janë:
Në anën tjetër të spektrit, qytetet më pak të sigurta përfshijnë Karakasin, Venezuelën, Pretoria, Afrika e Jugut dhe Port Moresby, Papua Guinea e Re, me indekse sigurie nën 20.