I dha fund aventurës në Turqi pas thuajse një dekade, Sokol Cikalleshi zyrtarizohet në…

vovalbania August 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dha fund aventurës në Turqi pas thuajse një dekade, Sokol Cikalleshi zyrtarizohet në…

Një aventurë e re për Sokol Cikalleshin ka nisur pas 9 vitesh të kaluara në Turqi. Sulmuesi shqiptar është prezantuar te skuadra e Tractor F.C. në Iran, ku erdhi si lojtar i lirë pas e mbylli me Konyasporin.

34-vjeçari, i cili para pak muajsh i dha fund dhe aventurës së tij me Kombëtaren shqiptare është gati për një kapitull të ri në Iran.

Cikalleshi bëhet kështu shqiptari i dytë që do të veshë fanellën e Tractor pas Ditmar Bicajt.

«سوکول چیکالشی» مهاجم آلبانیایی مدنظر دراگان اسکوچیچ برای تقویت خط حمله #تراکتور، صبح امروز – یکشنبه ۴ شهریور ماه – برای انجام مذاکرات نهایی وارد #تبریز شد. pic.twitter.com/rhQiY01TEm

— Tractor Sport Club (@tractorsc1970) August 25, 2024

Ka qenë vetë klubi turk që ka komunikuar ndërprerjen e marrëveshjes me 34-vjeçarin nga Kavaja, duke e falënderuar për të gjitha gjërat që ka bërë për skuadrën. Klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, njofton:

Dëshirojmë të falënderojmë Cikalleshin, i cili ka mbajtur veshur fanellën e skuadrës sonë që nga sezoni 2020-21, i cili ka marrë titullin ‘Golashënuesi më i mirë i huaj në Super League’, në emër të Koniaspor për të gjithë kontributin e dhënë për klubin tonë. I urojmë suksese në karrierë Sokolit, i cili djersiti fanellën jeshilbardhë për 111 ndeshje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64006 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE