“Tu i ‘nejt’ afër me ju ra në sy femrave”, Gani Gërmia ironizon Bleron

vovalbania August 25, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Tu i ‘nejt’ afër me ju ra në sy femrave”, Gani Gërmia ironizon Bleron

Visar Dermaku, ish konkurrent në BBVKz nuk ngurron të përdorë ironinë për të thumbuar kolegët e tij.

Së fundmi, ai ka vënë në shënjestër këngëtarin Blero, duke publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram që ka ngjallur reagime në rrjet.

Në videon e postuar, Dermaku ka treguar një moment nga qëndrimi i tij dhe i Bleros brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Duke mos e lënë pa një përshkrim të kripur, ai shkroi: “Tu ‘nejt’ afër Bleros me ju ra në sy femrave”.

Blero ka qenë shumë i komentuar kohët e fundit për jetën e tij personale. Vetëm pak ditë më parë, ai i bëri një kërkesë publike ish të dashurës së tij që të rikthehej me të. Kjo marrëdhënie ka mbetur disi mister për publikun, pasi dihet shumë pak për lidhjen e tij me ish të dashurën, të cilës Blero i referohet me nofkën ‘Bebi’.

Duket se thumbat dhe ironitë mes personazheve të njohur nuk kanë të ndalur, veçanërisht kur bëhet fjalë për figura që kanë ndarë përvoja të përbashkëta në spektakle si Big Brother VIP.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE