Më e shtrenjta në botë, shitet për shumën rekord fanella e ‘legjendës’ Babe Ruth!
Uniforma e bejsbollit e veshur nga Babe Ruth gjatë Serisë Botërore 1932 është shitur për një shumë rekord. Fanella u shit për 24.12 milionë dollarë në një ankand, duke u bërë artikulli më i shtrenjtë i relikeve sportive të shitura ndonjëherë në një ankand.
Shuma më e lartë e mëparshme ishte 12.6 milionë dollarë e paguar në vitin 2022 për një kartë bejsbolli Topps të vitit 1952 me lojtarin e jashtëm të New York Yankees, Mickey Mantle. Chris Ivy, drejtor i ankandeve sportive në Heritage Auctions, u shpreh:
Nëse kjo do të ishte një vepër arti, do të ishte si të blini Mona Lisa-n.
Ai e quajti atë “pjesën më domethënëse të relikeve sportive amerikane të ofruara ndonjëherë në ankand”. Ruth e veshi fanellën kur luajti për New York Yankees gjatë ndeshjes së tretë të Serisë Botërore të 1932 kundër Chicago Cubs në Wrigley Field. Yankees fituan serinë 7-5.
Fanella është e madhësisë 46 dhe është ngjyrë gri. Përmendim këtu se Heritage Auctions është shtëpia më e madhe e ankandeve të arteve të bukura dhe koleksioneve në Shtetet e Bashkuara.