Medikamente pa licencë drejt Shqipërisë, ndalohet 36-vjeçari në Kapshticë!

vovalbania August 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Medikamente pa licencë drejt Shqipërisë, ndalohet 36-vjeçari në Kapshticë!

Në një kontroll të thelluar në kufirin e Kapshticës, policia ka zbuluar 50 pako medikamentesh që nuk kishin dokumentacion të rregullt. Medikamentet ishin fshehur në pjesën frigoriferike të një autobusi dhe nuk ishin shoqëruar me faturë blerjeje.

Policia ka arrestuar në flagrancë E. S., 36 vjeç, nga Pogradeci, i cili ishte pasagjer në autobus dhe dyshohet se po transportonte medikamentet pa lejen e nevojshme.

Medikamentet janë sekuestruar, dhe çështja është dërguar në Prokurori për hetime të mëtejshme lidhur me akuzën e kontrabandës.

Njoftimi:

Në vijim të punës së intesifikuar të shërbimeve të Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSH-së, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, një autobus. Gjatë kontrollit në pjesën frigoriferike të autobusit u gjetën 5 paketime me medikamente (në total 50 pako), të pashoqëruara me faturë blerjeje.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasagjer në këtë autobus, i cili dyshohet se posedonte sasinë e medikamenteve për të cilat kërkohet licencë nga organet kompetente.

50 pakot medikamente u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE