Një atraksion unik turistik, ju njohim me fshatin e dhive!

vovalbania August 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një atraksion unik turistik, ju njohim me fshatin e dhive!

Mesiguri që eni dëgjuar për qytetet fantazma, por sigurisht jo për “qytetet e dhive”. Epo, ja që ekziston një i tillë.

Bëhet fjalë për Les Lindarets në Alpet Franceze që shpesh njihet si “fshati i dhive”. Kjo për faktin se gjatë muajve të verës, ai mbushet me dhi “miqësore” që enden të lira dhe mirëpresin turistët që kalojnë.

Sipas Vallee d’Aulps, një website lokal turistik, dhitë janë ‘gjithmonë kurioze’ dhe ‘gjithmonë të uritura’ dhe vizitorët mund të blejnë ushqime speciale për t’i ushqyer nga dyqanet lokale. Fshati është bërë një atraksion turistik mjaft popullor dhe ka fituar një vlerësim me katër nga pesë yje në Tripadvisor bazuar në afro 200 komente.

Gjatë gjithë verës, nga data 1 qershor deri më 30 shtator, mund t’i vizitoni dhe t’i ushqeni me ushqime të përshtatshme të ofruara nga dyqanet e fshatit. Fshati është gjithashtu pikënisja për ecje dhe një ndalesë gastronomike e zgjedhur për ata që e duan kuzhinën malore dhe djathin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64280 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE