Pamje të rënda! Momenti kur motrat Berisha dhunojnë Klea Prengën!

vovalbania August 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pamje të rënda! Momenti kur motrat Berisha dhunojnë Klea Prengën!

Janë bërë publike pamjet e rënda nga kamerat e sigurisë në lokalin ku po konsumonte darkë Klea Penga gjatë kohës që u sulmua.

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Shqip shihet se si motrat Antonela dhe Mariela Berisha i afrohen dhe e dhunojnë.

Në video, duket momenti kur dy motrat të veshura sportive dhe me kapele për të mos zbuluar fytyrën, zbresin shkallët dhe hyjnë në lokal. Mariela është e para që shkon drejt tavolinës ku ndodhet Klea dhe më pas e ndjek dhe Antonela.

Dy motrat dhunojnë Prengën, ndërkohë që klientë të lokalit ndërhyjnë për t’i ndarë. Në një çast duket Antonela, që edhe pasi e largojnë merr një send nga një tavolinë dhe tenton të godasë Klean, por e ndalon motra, Mariela.

Policia vijon kërkimet për kapjen e motrave Berisha, ndonëse nga sistemi TIMS rezulton që s’kanë dalë jashtë vendit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE