Atentati në Berat/ Altin Halili u qëllua me 10 plumba, 3 atentatorët të maskuar. Zbardhet dëshmia!

vovalbania August 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Atentati në Berat/ Altin Halili u qëllua me 10 plumba, 3 atentatorët të maskuar. Zbardhet dëshmia!

Mbrëmjen e djeshme ndodhi një atentat me armë zjarri ndaj Altin Halilit në Berat. Në lidhje me ngjarjen në fjalë janë zbardhur detaje të reja. Halili u qëllua me automatik Skorpion dhe ndodhi në rrugën e fshatit Dyshnik, ku sulmuesit ishin të maskuar dhe përdorën një Hyundai Tucson.

Halili deklaroi se atentati mund të ketë lidhje me një vrasje të vitit 1997, kur ai kishte vrarë Sokol Kaloshin, dhe e kishte përjetuar ngjarjen si një akt hakmarrjeje.

Gjatë incidentit, Halili po kalonte përpara një shkolle private në Berat dhe u përpoq të shmangte sulmin duke shtuar shpejtësinë e mjetit. Ndërkohë, sulmuesit qëlluan disa herë me breshëri, por Halili mbeti i palënduar dhe arriti të largohej. Pas sulmit, atentatorët dogjën automjetin e tyre në fshatin Kozare, rreth 20 km nga vendngjarja.

Sipas News24 policia e Beratit ka marrë në pyetje tre persona nga fisi i Kaloshëve, të cilët janë lënë të lirë pas dëshmive. Megjithatë, ende nuk janë kapur autorët e sulmit, pavarësisht kontrolleve të shumta në qytetet dhe fshatrat përreth.

Halili, i cili kishte kryer dënim për vrasjen e Sokol Kaloshit dhe ishte kthyer nga Italia, vazhdon të jetë në qendër të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE