Katy Perry do të performojë në Tiranë për herë të parë

vovalbania August 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Katy Perry do të performojë në Tiranë për herë të parë

Ylli i muzikës pop, Katy Perry, pritet të vijë për herë të parë në Tiranë për një koncert spektakolar!

Burime për Radar.al bëjnë me dije se Katy Perry, e cila është e njohur për hitet si “Roar”, “Firework” dhe “Dark Horse”, pritet të sjellë në Tiranë një spektakël të jashtëzakonshëm, duke interpretuar këngët më të njohura të saj dhe duke i dhuruar publikut shqiptar një natë të paharrueshme.

Koncerti është pjesë e turneut të saj ndërkombëtar, që ka ngjallur entuziazëm të madh në të gjithë botën.

Biletat për koncertin do të dalin në shitje së shpejti dhe fansat shqiptarë janë të këshilluar t’i rezervojnë ato sa më shpejt, pasi pritet që të shiten me shpejtësi.

Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për skenën e muzikës live në Shqipëri, pasi sjell një nga emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore ndërkombëtare në vendin tonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64106 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE