A duhet t’i lani rrobat e reja? Ja çfarë thonë ekspertët

vovalbania August 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A duhet t’i lani rrobat e reja? Ja çfarë thonë ekspertët

Për shumicën prej nesh, veshja e rrobave të reja menjëherë pasi i blejmë është normale.

Megjithatë, sipas një eksperti të tekstilit, moslarja e rrobave pasi i keni blerë nuk është mirë, pasi kështu ju ua bëni të mundur mikrobeve dhe baktereve të njerëzve të tjerë të kapen në trupin tuaj.

Ekspertja e prodhimit të rrobave, Lana Hogue, paralajmëron se moslarja e rrobave të reja menjëherë pasi t’i keni blerë, ju vendos para një rreziku sëmundjesh të lëkurës, për shkak të proceseve të rënda nëpër të cilat ato kalojnë nëpër fabrika, përpara se të arrijnë te blerësit.

Hogue shpjegon se ngjyrat që përdoren për t’i ngjyrosur rrobat nuk janë të mira për lëkurën.

“Absolutisht duhet t’i lani gjithmonë rrobat para se t’i vishni. Shumica e kimikateve që përdoren në fabrikat e prodhimit të rrobave janë të dëmshme për lëkurën”, thotë ajo.

Lara Hogue zbuloi se shumica e rrobave, madje edhe pambuku, trajtohet me substanca kimike/RevistaPsikologjia

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65685 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE