Argjira Spanca zbulon se nuk do të jetë më pjesë “E Diell”? Pse?
Argjira Spanca është një nga moderatoret më të njohura dhe të dashura të ekranit shqiptar. Ajo ka filluar karrierën e saj në media disa vite më parë dhe është bërë e njohur për rolin e saj në programin e njohur “E diell”, në ekranin e Top Channel, ku ka kontribuar si moderatore dhe autore në rubrika të ndryshme.
Në vitet e fundit, Argjira ka qenë e pranishme në shumë emisione dhe aktivitete televizive, duke ndihmuar në rritjen e popullaritetit të programeve që ka moderuar. Ajo ka fituar një numër të madh fansash dhe ka qenë e angazhuar në projekte të ndryshme që kanë pasur ndikim të konsiderueshëm në median shqiptare.
Megjithatë, duket se Argjira Spanca nuk do të jetë pjesë e sezonit të ri të “E diell”. Ditën e sotme në Instagram, nëpërmjet “Ask me”, moderatorja ka zbuluar se për momentin nuk do të kthehet në këtë program, ndonëse nuk ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në të ardhmen. Kjo lëvizje është për shkak të angazhimeve të tjera dhe projekteve të reja që ajo ka në plan dhe do të fokusohet tek biznesi i saj “Too cute”.
Në muajt e ardhshëm nuk do jem me ndonjë projekt! Fokusi im do jetë më tepër te “Too cute” dhe disa gjëra të tjera! Shpresoj të shihemi shpejt me gjëra të bukura