Ka qëndruar bosh për më shumë se një shekull, ju njohim me qytetin fantazmë…

vovalbania August 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ka qëndruar bosh për më shumë se një shekull, ju njohim me qytetin fantazmë…

Me një shkollë të madhe, rrugë të ngushta, shtëpi të shumta, kisha dhe një shatërvan të lashtë në mes të qytetit, por gjithsesi Kayaköy për më shumë se 100 vjet nuk ka pasur njerëz. Kayaköy, në provincën Muğla të Turqisë jugperëndimore, është shndërruar në një qytet fantazmë. I braktisur nga banorët, qyteti është një monument i ngrirë në kohë, një kujtesë e kohërave më të errëta në Turqi.

Pak më shumë se një shekull më parë, Kayaköy, ose Levissi siç njihej, ishte një qytet i gjallë me të paktën 10 000 të krishterë ortodoksë grekë, shumë prej të cilëve ishin zejtarë që jetonin në paqe përkrah fermerëve myslimanë turq të rajonit. Por në trazirat që ndodhen gjatë kohës së daljes së Turqisë si një republikë e pavarur, jetët e tyre të thjeshta ndryshuan përgjithmonë.

Tensionet me Greqinë fqinje pas përfundimit të luftës greko-turke në 1922 bënë që të dyja vendet të dëbonin njerëzit. Për Kayaköy, kjo nënkuptonte një shkëmbim të detyruar të popullsisë me turqit myslimanë që jetonin në Kavala, në atë që tani është rajoni grek i Thrakisë. Por myslimanët e sapoardhur nuk ishin të kënaqur me shtëpinë e tyre të reja, ndaj e braktisën Kayaköy-in dhe e lanë të rrënohej.

Shumë pak turq vendosën të qëndronin në këtë fshat për të përcejllë ndër breza historitë e atyre viteve të vështira. “Banorët grek qanin sepse nuk donin të largoheshin, më thanë gjyshërit e mi. Disa madje i lanë fëmijët e tyre pas për t’u kujdesur nga miqtë turq, sepse mendonin se do të ktheheshin. Por ata nuk e bënë kurrë”, thotë Ekiz, banore e këtij fshati. Megjithatë, edhe pse qyteti fantazmë është rrënuar nga braktisja, tërmetet dhe stuhitë, turistë nga e gjithë bota shkojnë për të vizituar këtë vend unik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65793 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE