Muzikanti Bruce Springsteen nuk ka në plan të heqë dorë nga turneu i tij edhe pse është në gjendje jo të mirë shëndetësore!

vovalbania August 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Muzikanti Bruce Springsteen nuk ka në plan të heqë dorë nga turneu i tij edhe pse është në gjendje jo të mirë shëndetësore!

Muzikanti Bruce Springsteen së fundmi zbuloi se ai ende nuk ka plane për një turne lamtumire, pavarësisht se ka anuluar dhe shtyrë disa shfaqje gjatë muajve të fundit. Pas anulimit të vazhdueshëm të performancave, 74-vjeçari tha se ai dhe grupi i tij E Street Band nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga koncertet.

“Ne kemi qenë rreth e rrotull për 50 vjet! Ne nuk po dorëzohemi. Nuk po bëjmë një turne lamtumire. Jezus Krisht! Nuk ka turne lamtumire për E Street Band”-tha Springsteen së fundmi një turme në Citizens, Bank Park në Filadelfia. Turma e shpërbleu me duartrokitje dhe ai përsëriti se nuk do të dorëzohej.

Springsteen filloi turneun e tij botëror në shkurt të vitit 2023, por iu desh të shtynte koncertet midis shtatorit dhe dhjetorit kur pati një ulçerë në stomak, e cila kërkonte trajtim urgjent. Turneun e ka vazhduar në mars të këtij viti, por në fund të majit është detyruar të anulojë koncertet për shkak të problemeve me kordat vokale. Aktualisht është në fazën e fundit të turneut, i cili do të përfundojë në nëntor me një koncert në Kanada, ndërsa shfaqjet e shtyra do të zhvillohen në maj dhe korrik 2025.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE