Rrjeti po zien! Pas Luana Vjollcës, edhe Marina është ndarë nga Ghetto Geasy?

vovalbania August 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrjeti po zien! Pas Luana Vjollcës, edhe Marina është ndarë nga Ghetto Geasy?

Një valë e re spekulimesh është ngritur mbi marrëdhënien e Ghetto Geasy dhe Marina Vjollcës, pas disa lëvizjeve të fundit që kanë ngritur dyshime.

Deri më tani, çifti nuk ka konfirmuar ndonjë ndarje, por disa detaje të fundit kanë ngritur dyshime se mund të ketë krisje në marrëdhënien e tyre.

Një story i fundit nga reperi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve dhe të mediave rozë. Ghetto Geasy ka postuar një thënie të Dritëro Agollit që përmban një mesazh të fortë dhe për të cilin ka pasur spekulime të shumta.

Teksti i thënies ishte: “E mbajta në krahë tërë ditën, edhe zemër i dhashë ‘mbahu’. Të nesërmen në fshat kur arritëm, u tha të tjerëve: ‘Më rrahu.’” Ky postim më pas është fshirë, por është mjaftuar për të nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Për më tepër, mungesa e postimeve të përbashkëta të çiftit në Instagram dhe mungesa e “like” e “komenteve” ka shtuar dyshimet.

Foto: Ghetto Geasy në InstaStory

Në këtë periudhë, Marina Vjollca është parë shpesh në shoqërinë e motrës së saj, Luana Vjollcës, e cila ka kaluar përmes një ndarjeje të bujshme nga Krenar Çoçaj.

Mbetet të shihet nëse ky është një sinjal i vërtetë për një krisje të mundshme në marrëdhënien e çiftit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE