Vizitorët kurohen nga sëmundje të ndryshme, ju prezantojmë shpellën Karaca!

vovalbania August 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vizitorët kurohen nga sëmundje të ndryshme, ju prezantojmë shpellën Karaca!

Shpella Karaca, e vendosur në Torul të Gümüşhane në Turqi, spikat për formacionet e saj unike gjeologjike, por edhe për përfitimet shëndetësore që besohet se u ofron vizitorëve. Është një nga shpellat e pakta të Turqisë, e cila magjeps ata që e shohin me stalaktitet, stalagmitet dhe formacionet e tjera të rralla. Me temperatura konstante prej 12-17 gradë celsius si në dimër dhe në verë, shpella është e vizituar gjatë gjithë vitit.

Ndër të tjera, ky vend është bërë i famshëm si një nga shpellat e pakta të përshtatshme për “halo terapi”, e quajtur ndryshe edhe terapia me kripë. Kjo terapi është një nga metodat alternative që përdoret në trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, veçanërisht të astmës.

Shpella e Karaçës, 1550 metra mbi nivelin e detit është cilësuar gjithashtu si “bota misterioze e nëndheshme”. Vizitorët vendas dhe të huaj që vijnë në shpellë mahniten nga kolonat e mëdha dhe formacionet e formuara nga erozioni i gurëve gëlqerorë dolomitikë afërsisht 150 milionë vjeçare. Stalaktitet dhe stalagmitet në këtë shpellë vlerësohen të jenë 15 milionë vjet të vjetra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE