Ish-banorja e BBV flet sërish pas kërcënimit në rrjetet sociale
Sot nuk ka qenë një ditë edhe aq e mirë për transgjinoren nga Suhareka, Edona James.
Ajo ka bërë një postim në rrjete sociale duke thënë se është kërcënuar me jetë në rrjete sociale nga një person.
E ftuar në ‘Kosova Today’, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 i ka rrëfyer të gjitha.
“Sot nuk jam edhe aq mirë, e kam parë një koment kur jam zgjuar në mëngjes se një person i lut njerëzit me të vra ty, jam trishtuar shumë, edhe familja ime”, u shpreh ajo.
Ajo tutje tha: “Nuk e kam lajmëruar hala. Jam në Gjermani, në Gjermani e kam lajmëruar këtë rast te policia. Unë po habitem se si mundet një person me profil origjinal me iu lut njerëzve, ky është terrorizëm. Kur të shkoj në Kosovë, e lajmëroj këtë profil në polici. Më ka shkruar në Instagram, të lutem ma ka vjedh dikush profilin. Tani i ka hyrë frika se thotë ma ka marrë dikush TikTok-in”.
Edona theksoi: “Unë jam e dashur, nuk i bëj askujt asgjë. Ky e ka një problem me mua. Ai po i lutet njerëzve që të më vrajnë mua. Kësi njerëz duhet të jenë në burg. Duhet me qenë një ligj. Po ndihem shumë keq. Në cilën botë po jetojmë ne. Vetëm pse e kam ndërruar gjininë, do me më vra mua. Në Gjermani është ligji, i han pesë vjet burg. Edhe në Kosovë duhet të ketë ligj”.