Me këtë video, Marget hodhi poshtë zërat se Marina dhe Getoari janë ndarë

vovalbania August 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Me këtë video, Marget hodhi poshtë zërat se Marina dhe Getoari janë ndarë

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë qenë në qendër të mediave rozë, pasi u përfolën për një ndarje të mundshme pas disa vitesh martesë.

Gjithçka nisi nga një shprehje që Getoar Selimi shpërndau pak ditë më parë në instagram, e cila linte vend për interpretim se mes tij dhe Marinës ka një krizë në marrëdhënie.

Por nuk ka vonuar shumë dhe ditën e sotme, reperi ka ndarë dy video në instagram ku duket se po kalon kohë me partneren dhe vajzën e tyre, Marget.

Videot janë xhiruar të dyja nga Marget e cila luan nga telefonin e të atit, teksa prindërit konsumojnë mëngjesin bashkë. Në videon e parë shfaqet vetëm reperi. Ndërsa në videon e dytë shihet Getoari në një tavolinë me Marinën të ulur përballë njëri tjetrin.

Moderatorja nuk duket me fytyrë në video, por detaji identifikues i saj janë flokët si dhe unazat që ajo mban në dorë, të cilat mund të dallohen lehtësisht edhe në fotot që ajo ka publikuar kohët e fundit në rrjetet sociale.

Prej disa muajsh çifti nuk kanë postuar foto dhe video së bashku në rrjetet sociale, kjo pasi moderatorja ka qenë e angazhuar edhe me programin e sportit “Kampionët”gjatë kampionatit Europian.

Ajo gjithashtu ka qëndruar pranë të motrës së saj, Luanës e cila përflitet se i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me biznesmenin nga Kosova Krenar Çoçaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63964 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE