Pas akuzave për kanibalizëm, aktori Armie Hammer tregon se është në mëshirë të fatit!

vovalbania August 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas akuzave për kanibalizëm, aktori Armie Hammer tregon se është në mëshirë të fatit!

Disa vite më parë, aktori Armie Hammer, u përball me akuza për abuzim dhe kanibalizëm që shkatërruan karrierën e tij. Hammer mbeti pa punë dhe tani pa para. Ai ka postuar së fundmi një video në Instagram duke thënë se do të duhet të shesë kamionin e tij. “Që kur u ktheva në Los Angeles, kam hedhur 450 euro benzinë në kamionin tim dhe nuk mund ta përballoj atë. Nuk mund të përballoj më”-tha ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @armiehammer

“Unë kam një makinë të re të vogël. Është hibride. Ndoshta do të vendos nëntë euro në muaj në benzinë”-tha Hammer. Hammer theksoi gjithashtu se e ka të vështirë të heqë qafe kamionin e tij. “E bleva si dhuratë për Krishtlindje në vitin 2017. Më pëlqeu shumë ky kamion, e mora shumë herë në udhëtime kampe në të gjithë vendin dhe në udhëtime të gjata”.

Aktori gjithashtu kujtoi se si e përdori atë kamion për të marrë fëmijët. Aktori ka dy fëmijë, vajzën Harper dhe djalin Ford, me ish-gruan e tij Elizabeth Chambers. Hammer prej disa kohësh ishte në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të disa mesazheve që u bënë publike. Pretendohej se Hammer iu kishte dërguar mesazhe disa femrave të ndryshme me përmbajtje që tregonin fantazitë e tij ekstreme seksuale. Madje ai është akuzuar edhe për kanibalizëm, pasi në disa mesazhe ishte shprehur se kishte dëshirë t’i priste të dashurës gishtin e këmbës dhe ta mbante me vete në një kuletë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE