Ra nga skela 7 metra e lartë, shqiptari në Itali përfundon në gjendje të rëndë!

vovalbania August 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ra nga skela 7 metra e lartë, shqiptari në Itali përfundon në gjendje të rëndë!

Një shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur ditën e sotme , pas një aksidenti të rëndë në punë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Pomezia, periferi e Romës, ku shqiptari është rrëzuar nga skela me një lartësi prej 7 metrash teksa ishte duke punuar.

Ende nuk është bërë i njohur identiteti i shqiptarit, por mësohet se si pasojë plagëve të marra ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shqiptari u transportua me helikopter drejt spitalit San Camillo në Romë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66289 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE