Kush është 71-vjeçari që zhveshi dhe tentoi të abuzonte me 9-vjeçaren?

vovalbania August 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E rëndë në Tiranë/ Tre persona marrin peng një 22-vjeçar dhe e dhunojnë në makinë

Një incident tronditës ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një 71-vjeçar, Pëllumb Lamçe, është arrestuar për tentativë përdhunimi ndaj një vajze të mitur 9-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në një ambient publik, në këndin e lojërave të shkollës së fshatit, duke tronditur komunitetin e vogël.

Sipas dëshmitarëve, Lamçe kishte tërhequr vajzën e mitur në një cep të shkollës me premtimin për t’i dhënë para, një sjellje që ai e kishte përsëritur për ditë me radhë.

Një banore e fshatit, e cila ndodhej pranë vendngjarjes, arriti të ndërhynte në momentin e duhur dhe të shpëtonte vajzën nga duart e të moshuarit.

“Ishte mesditë, rreth orës 13:30, kur pashë nga larg një situatë që më tronditi. Lamçe kishte marrë vajzën e mitur dhe e kishte dërguar në një cep të shkollës. Kur arrita aty, e pashë të moshuarin gjysmë të zhveshur dhe vajzën gjithashtu,” rrëfen dëshmitarja, e cila e tërhoqi vajzën dhe e largoi menjëherë nga vendngjarja. “Shyqyr që nuk ndodhi asgjë më e rëndë, por vajza ka pësuar traumë nga ngjarja.”

Incidenti ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitetin lokal, me banorët që kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për fëmijët e tyre. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse 71-vjeçari kishte ngacmuar vajzën edhe më parë apo nëse ka pasur tentativë të tjera të ngjashme nga ana e tij.

Lamçe ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës për veprën e rëndë të kryer në një ambient publik, duke shkaktuar indinjatë dhe frikë në mesin e banorëve të fshatit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65737 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE