Një ‘Check-In’ ndryshe, Gjirokastra s’kursehet të të falë të gjitha ndjesitë! Zbuloni artistët që do performojnë…
Check-In përpara fluturimit, Check-In në hotel, Check-In nërestorant. Pa prit pak, sa herë ke bërë Check-In këtë verë? Me siguri shumë, por le të flasim për një ‘Check-In’ që të ofron njëpërvojë tërësisht ndryshe. Për herë të katërt, Check-In Fest rikthehet në një nga perlat e Shqipërisë, qytetin magjik tëGjirokastrës, vendi ku historia takohet me muzikën, artin dheaventurën, në një festival që t’i fal të gjitha emocionet.
Më tepër sesa procesi është ndjesia që të përshkron në momentine parë që bën ‘Check-In’ për një përvojë të re, apo jo?
ÇFARË TË PRET NË CHECK-IN?
Nata e parë nis me fuqinë e rock-ut dhe vokalit oktavë të 3 Musketierëve, Elita 5 dhe Eugent Bushpepës. Në natën e dytë, skena do shndërrohet në epiqëndrën e energjisë dhe ritmit ngaSardi, KIDA, BUTA dhe dyshes së njohur MC Kresha & Lyrical Son.
Patjetër që ka akoma… Ju lajmëruam që është Check-In ndryshe.
Të shtunën mbrëma, do të jeni me Check-In deri në agim duke udefryer nën beat-in e elektronikës me Leo Ciko & Amer Douxdhe Motel Sazanin, të cilët do performojnë deri në orët e para tëmëngjesit. Nëse keni ende energji, një aventurë off-road me makinat buggy në Liqenin e Qestoratit të pret për një tjetër dozëadrenaline.
Oh po, ka dhe një surprizë për të apasionuarit e natyrës. Harmonia me mjedisin na shkëput nga rutina, ndaj mbjelljeja epemëve në Gjirokastër mund të jetë një inciative e frytshme aqsa edhe argëtuese.
Bashkohu në Check-In nga data 6 deri më 8 shtator, në orën20:00. Merr biletën tënde në GO WILD ose fizikisht në Old Town Bar në Qafën e Pazarit në Gjirokastër.
Check-In Fest 2024.
Kape vibe-in.