Studim/Kompensimi i gjumit të humbur mund të ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës…
Njerëzit që gjatë fundjavës kompensojnë gjumin që nuk mund ta bënin të plotë gjatë javës, kanë 20% më pak rrezik të sëmuren nga zemra. Analizimi i të dhënëve i më shumë se 90 mijë njerëzve që u morën nga Biobank në Britani sugjerojnë se kompensimi i gjumit të humbur gjatë javës, me disa orë më shumë gjumë në fundjavë, mund t’i ulin efektet negative që vijnë nga pagjumësia, shkruan “The Guardian”.
Gjetjet që u prezantuan në European Society of Cardiology Congress 2024, kanë treguar se njerëzit që kompensonin gjumin e humbur patën 20 për qind më pak rrezik të sëmureshin nga zemra, krahasuar me ata njerëz që nuk e kompensonin gjumin e humbur.
Një nga autorët e studimit, Yanjun Song, nga Qendra Kombëtare Kineze për Sëmundje të Zemrës në spitalin Fuwai në Pekin, ka thënë se kompensimi i gjumit të humbur ulë për 20% rrezikun nga sëmundjet e zemrës. “Këto gjetje vihen edhe më shumë në pah te personat që gjatë javës e bëjnë gjumin në mënyrë të çrregullt”, ka thënë ai. Profesori James Leiper, nga Fondacioni Britanik për Zemrën, i cili nuk ishte i përfshirë në studim ka thënë se shumë persona nuk mund të flenë për shkak të punës e obligimeve familjare.
Shumica e pacientëve të prekur nga pagjumësia përdorin ilaçe të ndryshme që shkaktojnë urth, konstipacion, marramendje dhe varësi. Përgatisni 200 ml qumësht, 1 lugë çaji me mjaltë, 1 pikë ekstrakt vaniljeje. Ngroheni qumështin në një tenxhere dhe përpara se të marrë valë hidheni në filxhan. Më pas shtoni vaniljen dhe mjaltin.
Përziejeni mirë dhe pijeni ngadalë përpara se të shtriheni për të fjetur. Me këtë kurë, mendohet se pagjumësia nuk bëhet më problem. Madje mund t’ia ndjeni efektin që në filxhanin e parë. Suksesi i kësaj kure i atribuohet përbërësve të saj të mrekullueshëm, të cilët lehtësojnë ardhjen e gjumit dhe e ndihmojnë trupin të qetësohet.
Ushqimet e pasura me proteinë siç është qumështi përmbajnë tryptophan, një amino acid që ndihmon në ardhjen e gjumit. Ky amino acid stimulon prodhimin e serotoninës dhe melatoninës dhe ka efekt qetësues. Mjalti ka aftësi shumë të mira qetësuese për trupin dhe trurin. Ai gjithashtu promovon prodhimin e një substance thelbësore për funksionin e mëlçisë gjatë kohës që njeriu fle.