Sulmi terrorist në koncertin e Taylor Swift, reagon CIA amerikane!

vovalbania August 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmi terrorist në koncertin e Taylor Swift, reagon CIA amerikane!

Të dyshuarit që po planifikonin një sulm terrorist në koncertet e Taylor Swift, të planifikuara në Vjenë midis 8 dhe 10 gushtit, synonin të vrisnin dhjetëra-mijëra fansa. Në këtë konstatim ka arritur CIA amerikane, me zëvendësdrejtorin David Cohen, që vlerësoi operacionin i cili ndërpreu planin kriminal duke çuar në arrestimin e autorëve të dyshuar, njëri prej të cilëve ishte shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë një samiti të inteligjencës në Maryland, zyrtarët austriakë zbuluan se i dyshuari kryesor ishte zotuar për besnikëri ndaj Shtetit Islamik (ISIS). Ai dyshohet se kishte planifikuar të sulmonte me thika ose eksplozivë artizanalë jashtë stadiumit, ku pritej të mblidheshin më shumë se 30,000 fansa. Shqiptari është identifikuar si Beran A. dhe ishte i dyshuari kryesor për sulmin terrorist që do të kryhej në koncertin e Taylor Swift.

Ai jetonte në një shtëpi të sapondërtuar në Ternitz, në jug të Vjenës, ku kaloi edhe fëmijërinë pasi prindërit u zhvendosën aty nga Maqedonia e Veriut. 19-vjeçari Berani së bashku me një 17 vjeçar sipas Kreut të Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror dhe Inteligjencës, Omar Haijawi-Pirchner synonte të vriste veten dhe një turmë të madhe njerëzish në koncertin që do të realizohej në stadiumin Ernst Happel.

Ndërkaq, ylli i muzikës pop Taylor Swift ka folur për herë të parë rreth anulimit të tri koncerteve të saj në Vjenë. Ajo pranoi se ndjeu “një frikë të re” dhe një “ndjenjë të madhe faji”. Në një postim në Instagram duke festuar përfundimin e turneut në Evropë, i cili u mbyll me pesë koncerte në Londër javën e kaluar, Swift ndau “udhëtimin emocional” të saj. 

Anulimi i koncerteve tona në Vjenë ishte shkatërrues. Arsyeja e anulimit më mbushi me një frikë të re dhe një ndjenjë të madhe faji sepse kaq shumë njerëz kishin planifikuar të vinin në ato koncerte. Por isha gjithashtu shumë mirënjohëse ndaj autoriteteve sepse, falë tyre, ne ishim duke vajtuar për koncertet dhe jo për jetët.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65232 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE