Teksa pushonte në pishinën e një hoteli i bie në kokë kapaku i një oxhaku, humb jetën 37-vjeçarja!

vovalbania August 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Teksa pushonte në pishinën e një hoteli i bie në kokë kapaku i një oxhaku, humb jetën 37-vjeçarja!

Një grua ka humbur jetën në Antalja të Turqisë, pasi i ra në kokë kapaku i një oxhaku teksa po bënte banjë dielli pranë pishinës së hotelit ku ndodhej me pushime. Mediat turke bëjnë të ditur se 37-vjeçarja ndërroi jetë në spital. Incidenti ndodhi në Alanya të Antalias, ku infermierja Hanım Kaya Orakcı, u plagos rëndë kur i ra në kokë kapaku i oxhakut për shkak të erës së fortë.

Lajmi për vdekjen e Orakçit, nënë e dy fëmijëve tronditi familjarët dhe të afërmit e saj. Mësohet se avokatët e familjes kanë nisur një padi kundër hotelit për shkak se mbulesa e oxhakut prej 40 centimetrash nga era u shkëput dhe shkaktoi vdekjen e Hanım Kaya Orakcı, e cila ishte ulur pranë pishinës. Menaxheri i hotelit, i cili u ndalua në lidhje me ngjarjen, pas dhënies së dëshmisë, ai u la i lirë me urdhër të prokurorisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE