Koleksioni i monedhave më të shtrenjta në botë do të dalë në ankand!
Pas vdekjes së manjatit danez, Lars Emil Bruun, në vitin 1923, testamenti i tij kishte një urdhër të veçantë. I gjithë koleksioni i monedhave, kartëmonedhave dhe medaljeve të tij, të grumbulluara për më shumë se gjashtë dekada, duhet të mbahej si një rezervë emergjente për koleksionin kombëtar të Danimarkës në rast se diçka ndodhte. Pas një shekulli, nëse gjithçka do të ishte mirë, pasuria më në fund mund të shitej për të përfituar pasardhësit e tij.
Tashmë kanë kaluar 100 vjet nga porosia dhe grupi i parë i monedhave nga koleksioni personal prej 20 000 copësh i Bruun do të dalë në ankand. Do të duhen disa ankande për të zbrazur arkat e Bruun, por pasi të përfundojë, do të jetë koleksioni më i shtrenjtë i monedhave ndërkombëtare i shitur ndonjëherë. Shtëpia e ankandeve e përshkruan atë si koleksionin më të vlefshëm të monedhave botërore që ka dalë ndonjëherë në treg.
Bruun besonte se fshehja e thesarit të tij ishte për një kauzë fisnike. Pas shkatërrimit që pa në Luftën e Parë Botërore, ai kishte frikë se Koleksioni Mbretëror Danez i Monedhave dhe Medaljeve mund të përballej një ditë me bomba ose plaçkitje. Ndaj filloi të mblidhte valutë që kur ishte fëmijë në 1859, ndërsa në të 20-at kuptoi se trashëgimia e tij familjare ishte shpërdoruar dhe ishte i mbushur në borxhe.
Pasi nisi bizneset e tij përmes një kredie dhe u bë një nga njerëzit më të pasur në vend, u bë edhe një koleksionist monedhash. Grupi i parë i monedhave që do të dalë në shitje më 14 shtator, përmban monedha të rralla ari dhe argjendi nga Danimarka, Norvegjia dhe Suedia, që datojnë nga fundi i shekullit të 15-të. Vlera e tyre është mbi 10 milionë dollarë. Po ashtu, në koleksion përfshihet dhe një nga monedhat më të vjetra të arit të Skandinavisë, që i përkiste një fisniku të mbretit Hans, që mund të shitet deri në 600 000 euro.