Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare ylli i serialit “Elite”!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare ylli i serialit “Elite”!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08//nderron-jete-ne-moshen-41-vjecare-ylli-i-serialit-elite.jpg)
Ka ndërruar jetë aktori spanjoll Julian Ortega, i njohur për rolin e tij në serialin e njohur të Netflix “Elite”. Sindikata e aktorëve të vendit tha në një deklaratë se:“Ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e tij”. 41-vjeçari, Ortega, djali i aktores spanjolle Gloria Muñoz, lindi në Madrid në vitin 1983.
Ai ndoqi shkollën e dramës në kryeqytetin spanjoll. Më pas ai filloi karrierën e tij në ekran prej më shumë se dy dekadash, duke u shfaqur në filma në gjuhën spanjolle, si drama “El Otro Barrio” (“Ana tjetër”) e vitit 2000 dhe fantazi horror “La raíz del mal” e vitit 2008.” I ndjeri u shfaq në disa seri televizive në Spanjë, përpara se të rritejj në famë ndërkombëtare pasi u shfaq në gjashtë episode të “Elite” të Netflix. Shkaku i vdekjes së 41-vjeçarit nuk është bërë i ditur zyrtarisht.