Vlerësimi i zakoneve të të ushqyerit sipas moshës dhe BMI-së tek fëmijët nga 6-17 vjeç, në qytetin e Tiranës, për vitin 2024

vovalbania August 31, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Vlerësimi i zakoneve të të ushqyerit sipas moshës dhe BMI-së tek fëmijët nga  6-17 vjeç, në qytetin e Tiranës, për vitin 2024

FLORIANA MARKU

Pedagoge e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë, Departamenti i Shëndetit Publik, Tiranë edhe njëkohësisht pedagoge në Univeritetin Aldent.

Sfondi: Ushqyerja e shëndetshme ështe thelbesore për zhvillimin e duhur fizik dhe mendor të fëmijëve. Zakonet e tëngrënit ndyshojnë ndjeshëm me rritjen e fëmijës. Së bashku me rritjen e moshës dhe kalimin drejt adoleshencës, zakonet e pashëndetshme në lidhje me dietën bëhen më të zakonshme.Shumë fëmijë në Shqipëri konsumojnë ushqime jo tëshëndetshme.

Qëllimi: Vlerësimi i zakoneve ushqyese te fëmijëve nga 6-17 vjeç sipas zonave të tyre të vendbanimit me arsyen për tëidentifikuar ato faktorë risku për kequshqyerje nxjerrjen e rekomandimeve për përmiresimin e sjelljeve dhe shmangien e këtyre faktorëve, në mënyre që të kemi fëmijë të shëndetshëm.

Metodologjia: Ky ështe një studim deskriptiv dhe analitik. Pyetësori është i strukturuar, i bazuar në literaturë, përfshihen të dhëna socio-demografike, të dhëna antopometrike, ndikimin e faktorëve socialë në lidhje me informacionin që marrin lidhurme ushqyerjen, marrëdhënien me aktivitetin fizik, zakonet e tëngrënit, kur e hanë vaktin e parë dhe të fundit, cilin vakt lënë pangrënë më shpesh, ushqimet më të preferuara dhe ato më pak, etj. Kampioni është përfaqesues me një madhësi 623 fëmijë. Mostra përbëhet nga fëmijë që frekuentojnë respektivisht klasate para deri në klasat e njëmbëdhjeta, shkollat janë: shkolla 9-vjeçare” Misto–Mame”–që ndodhet në zonë urbane; shkolla 9-vjeçare dhe e mesme ˮVajdin Lameˮ–zonë rurale; shkolla 9-vjeçare ῝Jashar Hoxha῎–zonë gjysëm-urbane dhe shkolla e mesme “Sevasti Qirjazi”-zonë urbane.

Rezultatet:

• Gjithsej 9.4% e pjesëmarrësve nuk neglizhonin asnjë vaktpa ngrënë.
• 61.5% nuk hanin mëngjes krahasuar me vaktet e tjera.
• Fëmijët e grupmoshës më të madhe (13-17) konsumoninstatistikisht dukshëm më pak vakte në ditë sesa fëmijët mëtë vegjël (p < 0.01 ose p=0.004). Kjo grupmoshë (13-17) nuk konsumonte asnjëherë mëngjes me një ndryshimdomethënës me fëmijët e grupmoshës 10-12 vjeç (10.35% kundrejt 2.42%; p <0.001) dhe fëmijët e grupmoshës 6-9 vjeç (10.35% kundrejt 4.04%; p <0.001).
• Fëmijët nënpeshë konsumonin mëngjesin dukshëm mëshpesh se ata mbipesha (41.32 % kundrejt 3.24%; p=0.004) dhe fëmijët me obezitet (41.32% kundrejt 0.97%, p=0.021).
• Ka një lidhje shumë domethënëse ndërmjet vendbanimit dheanashkalimit të mëngjesit, ku rezulton një mesatare më e madhe e fëmijëve të zonës rurale që anashkalojnëmëngjesin, e ndjekur më pas nga zona gjysëm-urbane dheajo urbane, ndryshimi eshte domethënës ne nivel statistikorku: p<0.001.
• 47.1% e pjesëmarrësve hanin vaktin e parë nga ora 09:00-11:00; 43.2% 06:00-08.00 dhe 9.6% në orarin 12:00-14:00.
• 53.1% e fëmijëve konsumonin vaktin e fundit në orarin20:00-22:00, 43.9% në orarin 17:00-19:00, 3.1% në orarin14:00-16:00.
• Pjesëmarrësit e zonave urbane i konsumojnë më shumëperimet sesa ato të zonës gjysëm-urbane dhe rurale, femratmë shumë se meshkujt.
• Fëmijët me nivel më të lartë të ardhurash në familje, fëmijët me prindër me nivel më të lartë arsimor si dhe fëmijët që e përceptonin mënyren e tyre të ushqyerjes shumë të mirë, konsumonin më shumë fruta dhe perime, ndryshimi eshte domethënës ne nivel statistikor, p<0.001.
• Pothuajse gjysma (40.4%) e pjesëmarrësve deklaruan se konsumojnë peshk 1-2 herë në muaj.
• Fëmijët konsumonin mish shpendësh më shpesh sesa mish të kuq, 35% kundrejt 22.9%.
• Fëmijet e zonave urbane pijnë më pak kola, pije me gaz, dhekonsumojnë më pak ushqime nga fastfood-i se ato tëzonave të tjera, ndryshimi është shumë domethënës, p<0.001; fëmijët me prinder me nivel më të ulët arsimorkonsumojnë më shumë pije dhe ushqime të tilla, p<0.001; fëmijët e grupmoshave më të mëdha pinin më shumë pije tëëmbla, energjike dhe ushqime fastfood-i, me rritjen e BMI rritet konsumimi i tyre, p=0.001 <0.05.
• 56.7% kryejnë aktivitet fizik mesatar, 31.2% aktivitetintensiv dhe vetëm 12.1% aktivitet të lehtë.
Konkluzionet:
• Sjelljet e pashëndetshme të lidhura me dieten tek fëmijët dhe adoleshentët mund të nxisin nënpeshën, mbipeshën, obezitetin dhe duhet të synohet në programet e promovimit të zakoneve të mira të të ushqyerit.
• Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet fëmijëve të zonësrurale, grupmoshës 13-17 vjeç, dhe atyre me BMI më tëmadhe pasi bëjnë zgjedhje më të pashëndetshme dhendryshimi ishte statistikisht i rëndësishëm, në niveldomethënës.
• Rëndësi duhet ti jepet profesionistëve të shëndetit publikqë e dinë shumë më mirë rëndësinë e të paturit të një ushqyerje të shëndetshme, pasojat e kequshqyerjes, thellësinë e problemit, dhe mënyrën si të bashkëveprojmë për të reduktuar këtë problem mbarëkombëtar duke hartuar pograme dhe strategjipër veprim.
Fjalët kyçe: Fëmijë, zakone ushqyese, grupmoshë, BMI, aktivitet fizik, zonë banimi
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE