Merr vëmendje urimi në shqip i Adeyemit për ditëlindjen e Loredanës

vovalbania September 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Merr vëmendje urimi në shqip i Adeyemit për ditëlindjen e Loredanës

Loredana Zefi ka festuar sot 29-vjetorin e lindjes dhe mori një urim të veçantë nga partneri i saj, futbollisti Karim Adeyemi.

Karim, i cili është në një lidhje me Loredanën prej disa kohësh, ka zgjedhur ta urojë atë në mënyrë të veçantë, duke përdorur gjuhën shqipe.

Në një postim në Instagram, Karim ndau disa fotografi të ëmbla me Lorin dhe i shprehu dashurinë e tij në një mënyrë shumë të ndjerë dhe personale.

“Gëzuar ditëlindjen, shoqja ime më e mirë dhe nuse. Të dua më së shumti në botë. Ti meriton gjithçka!”, shkroi ai në postimin e tij, duke treguar përkrahjen dhe dashurinë e madhe që ka për të.

Ky urim në shqip u prit me shumë entuziazëm nga ndjekësit e Loredanës, të cilët e komentuan dhe e pëlqyen gjerësisht postimin, duke i uruar reperes një ditëlindje të lumtur dhe të suksesshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE