Muaji shtator nis me temperatura të larta, parashikimi i motit këtë të diel!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e Dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore kryesisht në juglindje nga orët e mesditës e pasdite. Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht në orët e nxehta të ditës përgjatë relieveve malore. Reshjet pritet me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar. Në mbrëmje pritet ndëprerja e reshjeve në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër 22/38°C
Diell re
Kukës 19/34°C
Diell re shi
Lezhë 26/37°C
Diell re
Dibër 17/35°C
Diell re
Durrës 22/38°C
Diell re
Tiranë 24/37°C
Diell re
Elbasan 23/37°C
Diell re
Berat 20/37°C
Diell re
Vlorë 22/35°C
Diell re shi
Korçë 16/28°C
Diell re shi
Gjirokastër 18/36°C
Diell re
Sarandë 23/33°C
Diell re