Shi apo kohë për plazh? Ja si parashikohet moti për këtë javë

vovalbania September 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shi apo kohë për plazh? Ja si parashikohet moti për këtë javë

Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore në qarkullim kryesisht të thata dhe më të freskëta. Kjo vjen si pasojë e tërheqjes graduale të Anticiklonit të Azoreve dhe atij Afrikan, si dhe depërtimeve më të shpeshta të qëndrave ciklonare me origjinë veriore.

Moti për të gjitha ditët parashikohet kryesisht i kthjellët për pjesën më të madhe të ditës, por në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore të vendit. Këto vranësira në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Megjithatë duhet theksuar se për shkak të energjisë së lartë të çliruar në relievet kodrinore dhe kryesisht ato të larta malore dhe zonat përreth tyre, reshjet do të jenë edhe në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Këto reshje mund të jenë problematike për zonat urbane në këto relieve.

Temperaturat do të jenë brenda vlerave normale të mesatares mujore klimatike të vendit tonë për muajin Shtator me vlera 30°C në zonat malore deri në 34-35°C në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Megjithatë në ditë të caktuara këto vlera mund të kapërcejnë deri në 36-37°C kryesisht ditën e premte apo edhe të shtunën apo të dielën e ardhshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65781 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE