A është ky formati gjigant që do të rikthejë Arbanën dhe Eduartin në televizion?

vovalbania September 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A është ky formati gjigant që do të rikthejë Arbanën dhe Eduartin në televizion?

“Love is Blind” është një serial televiziv që shfaqet në Netflix prej 13 shkurtit 2020. Shfaqja ngjason me një eksperiment social ku burrat dhe gratë beqare kërkojnë dashurinë dhe fejohen, të gjitha këto përpara se të takohen personalisht. Tashmë imagjinoni se si do të ishte ky produkt televiziv në një publik shqiptar.

Këtë nuk e themi ne por moderatorja e njohur Arbana Osmani. Teksa ndodhemi në nisje të sezonit të ri televiziv, numërimi mbrapsht ka filluar për kohën kur Arbana ka premtuar se do të rikthehet sërish në ekran, shkruan Vip Magazine.

Zërat kanë qenë të shumtë për rikthimin e saj në formatin e Big Brother Vip, por tashmë në një ekran në Kosovë. Vetë Arbana as i ka pranuar dhe as i mohuar këto zëra.

Ka të tjerë që thonë që ajo dhe Edi do të sjellin në televizion një format të ri, ku ajo do të vijë si autore dhe moderatore dhe Grishaj si një regjisor. Po ju si mendoni? Të jetë “Love is Blind” apo një format i ngjashëm ai që do të rikthejë Arbanën në ekran?!

Një gjë është e sigurt, të gjithë treguesit e afrojnë atë më shumë në Kosovë se në ekranet në Shqipëri. Kjo pasi Arbana ka hapur pikën më të madhe të rrjetit të restoranteve të saj, pikërisht në Prishtinë. Ndërkohë nga ana tjetër ka bërë një divorc me ‘Lorin e Topit’ duke u shfaqur si imazh zyrtar i kompanisë rivale të kafes, Princ Caffee./Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64071 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE