Armëmbajtje pa leje dhe përplasje fizike me policinë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë! (EMRI)

vovalbania September 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Armëmbajtje pa leje dhe përplasje fizike me policinë, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë! (EMRI)

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, në akuzë për armëmbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë Klaus Aliaj u prangos në dhomën e një hoteli ku ai ishte akomoduar. Raportohet se efektivët kanë hyrë për kontroll në dhomë, por janë ndeshur me kundërshtimin e tij, duke pasur edhe përplasje fizike. Më pas, efektivët kanë arritur të gjejnë një sasi kokainë, si dhe një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Ndaj 33-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Nr. 2 ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Room”, i fokusuar në goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni ka rezultuar në arrestimin në flagrancë të një 33-vjeçari.

Shtetasi Klaus Aliaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar për veprat penale të “Mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Nr. 2 kanë ushtruar një kontroll në një dhomë hoteli në Rrugën e Kavajës, ku K. A. ishte akomoduar.

Gjatë ndërhyrjes, ky person nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë. Në kontrollin e dhomës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar narkotike kokainë, si dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër dhe municion luftarak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64374 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE