Dërgoi njerëz t’i rrihnin burrin, pranga 33-vjeçares në Tiranë/Bashkëshorti u bë për spital!
Një 33-vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshortin. Sipas policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen E. S., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj, 35 vjeç, banues në Institut.
Më datë 31.08.2024, 33-vjeçarja ka lënë një takim me bashkëshortin e saj në afërsi të Urës së Institutit dhe në vendtakimin e caktuar, kanë shkuar dy persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Në një tjetër zhvillim, një 54-vjeçare shqiptare u arrestua pasi i vuri flakën dy automjeteve në Linoperamata të Greqisë. Akuzohet se pasditen e së shtunës, 31 gusht, hyri në oborrin e ish-partnerit të saj, një 52-vjeçari me origjinë pakistaneze dhe i ka djegur mjetin në zonën e Linoperamatas.
Flakët përfshinë dhe një makinë tjetër që ndodhej në të njëjtin oborr, në pronësi të një gruaje greke. Nga hetimet paraprake të kryera nga Seksioni Hetimor i Shërbimit Zjarrfikës, rezultoi se autore ishte 54-vjeçarja, e cila me gjasë e ka kryer këtë akt për arsye hakmarrjeje ndaj ish-partnerit.