Dopieta e Mbapes i dha fitoren Realit, Ançeloti: Kemi rregulluar diçka, isha i qetë për Kylian!

vovalbania September 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dopieta e Mbapes i dha fitoren Realit, Ançeloti: Kemi rregulluar diçka, isha i qetë për Kylian!

Suksesi kundër Betisit ka qenë një çlirim edhe për trajnerin e Realit, Karlo Ançeloti. Duke folur për mediat pas takimit, italiani ka bërë një bilanc pozitiv të ndeshjes, ndonëse ka pasur rezerva për 45 minutat e para.

“Në tërësi kemi luajtur mirë dhe e kemi merituar fitoren. Përballë kemi pasur një skuadër serioze që na e ka bërë të vështirë. Përsëri kemi pasur probleme në pjesën e parë, manovra e lojës nuk ka qenë e rrjedhshme. Kemi qenë të ngadaltë. Në pjesën e dytë kemi rritur nivelin dhe kemi gjetur dhe golat e fitoren”, deklaroi Ançeloti për kanalin e klubit “RMTV”.

Ançeloti ka komentuar dhe paraqitjen e Kylian Mbapesë dhe golat e francezit.

“Nuk kam qenë i shqetësuar në lidhje me Mbapenë. Këtë e kam përsëritur shpesh, sepse unë e di se çfarë është në gjendje të bëjë ai. Golat ishin vetëm çështje kohe. Për mua ka rëndësi loja që ai zhvillon”, deklaroi italiani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64003 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE