Haland: Pushimet më rikthyen energjinë dhe golat

vovalbania September 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Haland: Pushimet më rikthyen energjinë dhe golat

Sulmuesi i Mançester Sitit, Haland ndihet në formë të shkëlqyer dhe këtë rikthim të energjisë ua dedikon pushimeve. Norvegjezi shënoi trigolësh në fitoren 1-3 ndaj Uest Hem të dielën.

Pas ndeshjes ai ka deklaruar se ndihet në formë mjaft të mirë: “Pushimi i gjatë përpara fazës përgatitore më ka bërë shumë mirë. Tani jam gati për më shumë. Kisha një pushim të gjatë dhe një fazë përgatitore po të gjatë. Tani trupi dhe këmbët më kanë pushuar pak. Vetëm futbollistët e dinë se sa e rëndësishme është të kesh pushim të mjaftueshëm. Duhet të qetësoni trupin dhe mendjen tuaj, sepse është një sezon i gjatë dhe aspak i lehtë”.

Haland ka shënuar shtatë gola në tre ndeshjet e para të Mançester Sitit në kampionat, katër më shumë se çdo lojtar tjetër. Ky është starti i tij më i mirë i një sezoni në Angli, teksa ka bërë më mirë edhe sesa edicioni debutues, kur shënoi gjithsej 36 gola dhe vendosi rekordin e ri.  Shtatë golat e tij në tre ndeshje, janë më tepër edhe se totali i skuadrave të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE