Mbaji shënim këto data në shtator, pasi do të ndodhin ngjarje të rëndësishme

vovalbania September 02, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Historia e veçantë për çdo shenjë të horoskopit

Shtatori erdhi dhe ndërkohë që presim ethshëm parashikimin e horoskopit të Susan Miller, ju bëjmë me dije datat më të rëndësishme të këtij muaji.

2 shtator – Hëna e re në Virgjëreshë

Sot, më 2 shtator 2024, qielli do të ndriçohet nga Hëna e re në Virgjëreshë, e cila do të sjellë një frymë të re në partneritetet e tua. Mund që me një ortak të nisësh një kapitull të ri, ose në rast se gjërat nuk kanë shkuar mirë, të ndani rrugët. Ata që janë beqarë mund të takojnë një person interesant ose të përballen me mundësi të reja në punë dhe jo vetëm.

4 shtator – Marsi hyn në Gaforre

Marsi do të shkojë në Gaforre më 4 shtator dhe në ditët në vijim mund të vësh re se do të bombardohesh nga komplimentet dhe vëmendja në rrjetet sociale. Njerëzit do të flirtojnë me ty dhe do të jesh në qendër të vëmendjes. Gjithashtu, mund të vendosësh kufij në një lidhje romantike, ose të ndërpresësh një të tillë.

8 shtator – Mërkuri hyn në Virgjëreshë

Kjo nuk është periudha ideale që të mendosh për të tjerët, përkundrazi, duhet të fokusohesh te vetja. Mërkuri do të shkojë në Virgjëreshë më 8 shtator, duke sjellë lajme të rëndësishme në jetën tënde. Mund të mësosh të rejat mbi një familjar ose një person ndaj të cilit ke interes romantik. Nga ana tjetër, lajmi mund të lidhet me pranimin në një punë të re, në të cilën ke aplikuar.

17 shtator – Eklipsi në Peshq

Po, një eklips i Hënës së plotë do të ndodhë në shenjën e Peshqve dhe na beso, është një ngjarje e madhe dhe e jashtëzakonshme! Që prej shtatorit të vitit 2016-ës, nuk ka pasur eklipse të tillë dhe kjo do të thotë se diçka e madhe do të ndodhë. Eklipset do të sjellin ndryshime fati dhe identiteti për disa persona. Ti po evolon dhe po transformohesh dhe do të jesh versioni më i ri i vetes tënde. Disa lidhje mund të dalin nga jeta jote, ndërsa disa të tjera, mund të fuqizohen.

22 shtator – Dielli hyn në Peshore + Ekuinoksi i vjeshtës

Dielli do të hyjë në Peshore dhe do të ndodhë ekuinoksi i vjeshtës dhe këto ngjarje të ndihmojnë ta gjesh veten duke kërkuar burime të reja mbi financat, lidhjet romantike dhe qëllimet në karrierë.

22 shtator – Afërdita hyn në Akrep

Më vonë gjatë kësaj dite, Afërdita do të hyjë në Akrep, duke sjellë lajme të reja dhe shpresëdhënëse për ty. Mund të planifikosh një udhëtim të ri, të ndjekësh një kurs, ose të takosh një person të rëndësishëm gjatë udhëtimeve.

26 shtator – Mërkuri hyn në Peshore

Mërkuri do të hyjë në Peshore dhe kjo do të sjellë disa ndryshime në humorin tënd. Mund të reflektosh rreth së shkuarës, frikërave dhe ndjesive të fajit. Gjatë kësaj periudhe është mirë të falësh veten dhe të tjerët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63938 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE