Ndryshon lista/ Sylvinho largon Brojën për të afruar këtë lojtar

vovalbania September 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshon lista/ Sylvinho largon Brojën për të afruar këtë lojtar

Ekipi i kombëtares shqiptare po përgatitet për ndeshjet e Ligës së Kombeve që fillojnë këtë muaj.

Shtatori sjell sfida të rëndësishme për kuqezinjtë, që do të përballen me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Ndeshjet janë të vlefshme për Ligën B, grupi B1, ku Shqipëria do të luajë më 7 shtator në transfertë ndaj Ukrainës dhe më 10 shtator ndaj Gjeorgjisë.

Në konferencën e parë për shtyp në prag të grumbullimit, trajneri Sylvinho ka bërë të ditura disa informacione të rëndësishme. Ai ka konfirmuar se Armando Broja nuk do të jetë në dispozicion për këtë ndeshje për shkak të një problemi me tendinën e Akilit që kërkon rreth 10 ditë rikuperim. Në vend të tij, do të ftohet Uzuni.

Kur është pyetur nëse koha për Etrit Berishën ka përfunduar, Sylvinho është shprehur se kombëtarja është e hapur për të gjithë dhe se Berisha nuk ka një kontratë në këtë periudhë, kështu që ka humbur mundësinë për të qenë pjesë e ekipit tani.

Në lidhje me Brajan Grugën dhe mundësinë e thirrjes së tij në përfaqësuesen shqiptare, Sylvinho ka theksuar se puna për të mbledhur talente është e rëndësishme dhe se gjithmonë janë në kontakt me lojtarë me dy nacionalitete.

Në lidhje me strategjinë për Ligën e Kombeve, trajneri ka nënvizuar se ndeshjet janë një mundësi për të përgatitur skuadrën për botërorin, por nuk do të jenë eksperimente. Ai ka shprehur besimin se skuadra do të japë gjithçka për të bërë një paraqitje të fortë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE