Richard Gere flet për kiminë që kishte me Julia Roberts në filmin “Pretty Woman”!
Richard Gere ka pranuar se nuk e ka parë performancën e tij në Pretty Woman për një kohë të gjatë. Ylli foli në një intervistë në Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia. “Dua të them, s’kishte kimi fare apo jo,”-tha me sarkazëm aktori, duke nxitur të qeshura nga publiku. “Ky aktor dhe kjo aktore padyshim nuk kishin asnjë kimi mes tyre. Unë nuk e kam parë këtë për një kohë të gjatë. Kjo është një skenë seksi. Por, pavarësisht shkëndijave në ekran, Gere pranoi se beson se karakteri i tij ishte i shkruar në mënyrë sipërfaqësore: “Në thelb ishte një kostum dhe një prerje flokësh e mirë,”-tha ai.
Skena ishte e improvizuar për të përfshirë talentin e vetë Gere-it në piano duke përshkruar një bisedë me regjisorin Garry Marshall. “Dhe Garry më tha: “Çfarë bën natën vonë në një hotel?”-tha ai. “Dhe unë thashë, ‘Epo, unë jam zakonisht me vonesë, dhe nëse unë jam zgjuar gjithë natën dhe zakonisht ka një sallë vallëzimi diku ose një bar, dhe do të gjej një piano dhe do t’i biem pianos.’ Ai tha: ‘Epo, le të bëjmë diçka me këtë. Kështu që ne thjesht e improvizuam këtë skenë dhe ai tha: ‘Luaj diçka me këtë gjendje emocionale dhe unë fillova të luaja diçka që ishte gjendja e brendshme e këtij personazhi.’ Nuk e dinim nëse ky film që po xhironim do shihej nga ndokush”.
Që nga viti 2024, Pretty Woman ka fituar mbi 460 milionë dollarë në arkat botërore dhe në kohën e publikimit, ishte filmi i pestë me fitimet më të larta të të gjitha kohërave. “Pretty Woman” është një nga filmat më ikonikë të viteve ’90. Për aktoren Julia Roberts do të jetë gjithnjë filmi që e bëri emrin e saj të njohur teksa luante përkrah Richard Gere. Julia ishte në rolin e një punonjëseje seksi, të quajtur Vivienne Wood e cila një natë takon Edward Louis, një biznesmen i suksesshëm që luhej nga Richard Gere.
Premtimi për të qëndruar vetëm një natë me të në këmbim të pagesës kthehet në një dashuri që tejkalon paragjykimet e kohës. Asokohe, filmi shënoi rekorde në arkat e kinemave dhe u kthye në numrin 1 të atyre viteve. Të dy aktorët patën edhe një bashkëpunim tjetër në filmin “Runaway Bride”.
Një grua e re ka tentuar disa herë të martohet, por asnjë rast nuk është finalizuar. Ajo përpiqet që mos ta përsërisë historinë herën e katërt me një gazetar, por e braktis edhe atë në ditën e martesës. Pas shumë peripecish, Margaret kthehet sërish dhe çifti shkruan fundin e tij të lumtur.