Rihapen regjistrimet për fëmijët e klasave të para dhe të dhjeta në e-Albania!

vovalbania September 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rihapen regjistrimet për fëmijët e klasave të para dhe të dhjeta në e-Albania!

Sot është rihapur regjistrimi për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë dhe për ata të klasave të dhjeta, përmes platformës e-Albania. Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë dhe të dhjetë, në sistemi në e-Albania është i hapur nga 2 deri më 6 shtator.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, informoi se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proces.

Sipas saj, sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 shtator.

Ministrja kërkoi mirëkuptimin në kërkesën për të përfunduar procesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proces që siç tha ajo, merr vetëm pak minuta nga koha e secilit.

Viti i ri shkollor nis të hënën e ardhshme, më 9 shtator.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE